Klientët Makth
Jun 10, 2022Tete vite me pare, se bashku me ekipin po punonim me nje klient makth (le ta quajme Daniela... qe mund te jete, ose s'mund te jete emri i vertete ;))
Ishte koha qe me se shumti ofroja sherbimin e reklamimnit ne Facebook dhe Google. Dhe arsyeja kryesore ishte sepse perfitohej shume para dhe fitim.
Edhe pse tarifa qe iu vendosja ishte e majme, perseri kishim edhe kliente makthi.
E kam fjalen per ata lloj klientesh qe mund t'ju shkruajne ne mes te nates dhe te presin qe brenda disa minutash t'jua kesh zgjidhur hallin.
Ata lloj klientesh, qe te kesh frike te marresh telefonin me dore se mos te dergojne ndonje sms apo email. Nga ata, qe kur jua degjon emrin te vjen nje dritherime ne shtyllen kurrizore.
Kur e vendos veten te disponueshme ne treg, prit qe edhe te vijne kliente te tille, pasi ne si profesioniste duhet te jemi te afte t'ju sherbejme te gjitheve.
Mirepo, pastaj fillojne makthet. 🤷♀️
Pra, si ta shmangni kete gje?
Ok pra...
Pavaresisht nese po i ofroni sherbimet online apo jo, cili duhet te jete qellimi juaj primar?
Per shume prej nesh, do te ishte te benim sa me shume shitje dhe kliente qe te jete e mundur.
Ne gjithmone mendojme se te kesh nje biznes te suksesshem do te thote te besh shume shitje.
Kjo do te thote qe te pranosh te bashkepunosh me KËDO.
Kjo mund te jete e vertete nese ju sapo keni nisur, por duhet te pyesni veten.
Kur ju rriteni dhe permiresoheni... A duhet te punoj me ÇDO klient?
Pergjigja ime eshte ... JO.
Pasi kam punuar ne kete industri per pothuaj nje dekade, kam kuptuar qe te faturosh ne nivelin qe ti deshiron dhe nderkohe te jesh menderisht e qete, eshte e MUNDUR.
Iu drejtohem te gjithe ofruesve te sherbimeve, por sidomos studenteve te mi, nuk eshte asnjehere vone per t'u zgjuar nga nje makth qe ju keni krijuar per veten.
A nuk do deshironit te ishit ne situaten qe JU te zgjidhni me cilet do deshironit te punonit?
Nese ju deshironi te punoni me kliente qe i faturoni me tarifa te larta, qe jane cilesore, dhe qe mos tju duhet kurre te punoni me kliente makthi, asnjehere me...
... dhe ska rendesi nese jeni nje fillestar apo tashme jeni duke shitur ne menyre frekuente.
Deshiroj t'ju tregoj qe eshte e mundur te mesoni, krijoni dhe shisni sherbime te nivelit te larte, pavaresisht nese keto do ti ofroni online apo jo.